Presidenti i Hungarisë, Tama Sulyok, e ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Sulyok në mesazhin e tij ka shprehur urimet e përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e Kosovës, ku theksoi mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Jemi të bindur se reformat e nevojshme për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim do të përmbyllen me sukses sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sulyok.
Më tej, presidenti hungarez shprehu kënaqësinë për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.
“Ai ka theksuar se shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve kanë ndihmuar në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha ai.