Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, është duke raportuar për skandalet e këtij misionit, i cili ka premtuar se do të ofrojë detaje pë takimet që ka pasur EULEX-i në Serbi, raporton Gazeta Enigma.
Simmons ka thënë se gjatë viteve 2014 dhe 2015 Serbia ishte shumë e përkushtuar që të gjykoheshin ushtarët e UÇK-së, sidomos në rastin e Kleçkës dhe Drenicës.
Ai tregoi që në një rast gjykatësja polake, me emrin Adamska kishte pasur edhe aferë seksuale me një gjyqtar tjetër, Solishcki.
“Kishte pasur e-mail shumë interesant. Vetëm dy minuta pas një e-maili ku bëhej një kërkesë një gjyqtar i mbështetet ajo kërkesë. Pse gjyqtaren Adamska? Pse të mos zgjidhej një tjetër prej dhjetë gjyqtarëve në këtë rast?”
“Ka pasur kohë të pamjaftueshme që të bëheshin hetimet e duhura për këtë rast për vetëm dy minuta. Ishte e qartë se ky e-mail ka ndodhur vetëm sa për të dhënë dukjen e një gjëje të përshtatshme.”
Se ka pasur afera seksuale, këtë e ka konfirmuar edhe avokati, Tomë Gashi, i cili ka thënë se njëri prej gjyqtarëve ishte në lidhje dashurie me një gjyqtare tjetër.