Real Sociedadi është kualifikuar në 1/8-ën e finales së Europa League, pasi e deklasoi Midtjyllandin me rezultat 5-2 në ndeshjen e kthimit, apo me rezultat të përgjithshëm 7-3.
Serinë e golave e hapi Mendez në minutën e 5-të të takimit, kurse në të 18-ën Suçiq dyfishoi epërsinë për vendasit.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 24-të me Buksan, i cili realizoi nga penalltia, ndërsa Osorio vuri baraspeshë në fushë në minutën e 38-të.
E, Suçiq shënoi krejt në fund të pjesës së parë golin e dytë personal, për t’ia dhënë epërsinë e dytë në ndeshje Sociedadit,
Sociedadi shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë, ku Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 73-të, ndërsa në të 90-ën Oskarsson shënoi për rezultatin përfundimtar.