Prishtinë: Burri dyshohet se rrahu dhe dëboi gruan nga shtëpia

Prishtinë: Burri dyshohet se rrahu dhe dëboi gruan nga shtëpia

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Është raportuar se një femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton policia.

Related Articles