Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba dhe hetoi 13 aksidente gjatë javës 

Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba dhe hetoi 13 aksidente gjatë javës 

Policia e Gjilanit, ka realizuar disa aktivitete në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik.

Gjatëperiudhes njëjavore, janë shqiptuar gjithsej 1,574 gjoba për shkelje të ligjit në trafik.

Po ashtu, janë hetuar 13 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 11 aksidente të tjera që kanë rezultuar me të lënduar.

Përveç kësaj, janë ndërmarrë masa ndaj 20 ngasësve, duke i ndaluar ata për drejtimin e mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit, të kenë kujdes ndaj këmbësorëve dhe të përdorin vijat e bardha për kalimin e rrugës.

Related Articles