Simmons: Stafi i Gjykatës Speciale është përzgjedhur me kujdes, askush aty s’ka lidhje me Kosovën

Simmons: Stafi i Gjykatës Speciale është përzgjedhur me kujdes, askush aty s’ka lidhje me Kosovën

Ish-kryegjykatësi i misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons tha sot në një lidhje elektraonike me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës se nuk e kupton se pse Gjykata Speciale nuk e ka asnjë punonjës nga Kosova.

Simmons tha se i gjithë stafi i Speciales është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që askush aty të mos ketë asnjë lidhje me Kosovën.

“I gjithë stafi është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të mos ketë asnjë person që ka lidhje me Kosovën. Me sa di unë, të gjithë prej tyre janë përzgjedhur. Kjo është diçka që e kam dëgjuar prej njerëzve që kanë aplikuar dhe nuk janë intervistuar”, tha Simmons.

Ai shtoi se nuk e kupton se pse duhet të aplikohet diçka e tillë.

“Nuk e kuptoj se si një gjykatë që shërben drejtësi në Kosovë nuk ka asnjë gjykatës të Kosovës që shërben në Hagë”, tha Simmons.

Ai paraprakisht tha se nuk i beson kësaj gjykate.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, tha Simmons.

Related Articles