Ministria e Shëndetësisë: Varianti ‘Delta’ i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

Ministria e Shëndetësisë: Varianti ‘Delta’ i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, është vaksinuar sot kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Përmes  një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga variant Delta, duke bërë thirrje për vaksinimin.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë” është thënë në njoftimin e MSH-së.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku u vaksinua sot kundër COVID-19.Vaksinimi…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Monday, July 12, 2021

Related Articles