Shëndeti i Papa Françeskut është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit, tha Vatikani në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se ai kishte pësuar një “krizë të frymëmarrjes si astma” dhe kishte nevojë për transfuzion gjaku.
“Ati i Shenjtë mbetet vigjilent dhe e ka kaluar ditën në një karrige, megjithëse është më keq se dje. Për momentin, prognoza mbetet e ruajtur”, tha Vatikani.
Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Që atëherë ai është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.
Vatikani tha të shtunën se mjekët duhej të administronin një “fluks të lartë” oksigjeni për shkak të krizës së tij të frymëmarrjes. Ai shtoi se transfuzionet e gjakut ishin të nevojshme sepse testet treguan se ai kishte një numër të ulët të trombociteve, të lidhur me aneminë.
Gjendja e Atit të Shenjtë mbetet kritike”, thuhet në deklaratë. Papa nuk është jashtë rrezikut.
Vatikani njoftoi më herët gjatë ditës se ai nuk do të dilte në publik të dielën për të udhëhequr lutjen me pelegrinët, javën e dytë radhazi që ai do të humbasë ngjarjen.