Sejdiu flet për Administratën Trump në raport me Kosovën

Sejdiu flet për Administratën Trump në raport me Kosovën

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka bërë një paralajmërim për themeluesit e institucioneve të legjislaturës së re parlamentare, për raportet ndaj SHBA-ve nën Administratën e Donald Trump, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka deklaruar se vendi nuk do të ketë më hapësirë për negocim siç praktikohej më parë.

”Jemi në situatë krejt kundër. Është për keqardhje me shpërfaq para botës, marren, e mënyrës së komunikimit të një shteti që është këtu sot, për faktin se SHBA kanë pasë guximin me marrë veprime goxha të forta në periudha të jashtëzakonshme historike”, deklaon Sejdiu në Rubikon.

”Ky proces ka me qenë ende më problematik edhe me themelimin e institucioneve të reja sepse intensiteti i veprimit dhe shpejtësia me të cilën ka me u kërku Kosova me vepru nuk ka me qenë më e natyrës së diskutimeve një herë në muaj me ardhë dikush këtu, e me na thanë neve ju ca po mendoni, e menoni nja dy muaj”.

”Kemi me u ballafaqu me një shok-terapi, ku ka me na u kallxu një rrugë të cilën duhet me ndjekë – e që nuk ke shumë hapësirë me negociu”.

Related Articles