Kosova dje mori lajmin e kobshëm për vdekjen e Bajram Qerkinit.
Qerkini, është njeriu i cili me dekada nuk u ndal kërkuari për të vërtetën dhe drejtësinë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në mesin e të zhdukurve, ai e kishte edhe djalin e tij Reshatin, për të cilin nuk e mori një përgjigje rreth fatit të tij.
Baca Bajram, siç e quanin të gjithë u shndërrua në një simbol të familjeve të të pagjeturve.
Ai do të varroset sot në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Ceremonia mortore do të zhvillohet nga ora 12:00.