KRU “Prishtina” me ftesë për konsumatorët që të paguajnë borxhin për ujin

KRU “Prishtina” me ftesë për konsumatorët që të paguajnë borxhin për ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, së fundmi ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.

Në njoftim e lëshuar thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë si në vijim:

* shkyçja nga shërbimet e ujit si dhe
* dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.

“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, theksohet se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale. /Gazeta Enigma

Related Articles