Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja.”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.