Trump thotë se Zelensky do ta nënshkruajë nesër marrëveshjen për mineralet

Trump thotë se Zelensky do ta nënshkruajë nesër marrëveshjen për mineralet

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë të premten për ta nënshkruar një marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

“Ne po bëjmë shumë mirë me Rusinë-Ukrainën. Presidenti Zelensky do të vijë të premten. Tani është konfirmuar dhe ne do të nënshkruajmë një marrëveshje”, tha Trump, duke falënderuar Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick.

Ai shtoi: “Ne kemi qenë në gjendje të bëjmë një marrëveshje ku do të kthejmë paratë tona dhe do të marrim shumë para në të ardhmen, dhe unë mendoj se kjo është e përshtatshme”.

Trump tha se administrata e tij është e lumtur për marrëveshjen, e cila mund t’i japë SHBA-së qasje në mineralet e rralla të tokës të Ukrainës, si pjesë e negociatave më të gjera për t’i dhënë fund pushtimit nga Rusia, si dhe përfshirjen e SHBA-së në një fond rindërtimi për Ukrainën.

Ai theksoi se “tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë faturën” për paratë që SHBA i ka dhënë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë – një shifër që ai ka pretenduar është në 350 miliardë dollarë.

Disa organe ndërkombëtare si Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore vlerësojnë se shifra është rreth 120 miliardë dollarë.

“Më e rëndësishmja, deri tani, ne do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndaluar vrasjen e njerëzve”, ka shtuar Trump.

Related Articles