A do mund të rritet VV-ja nëse merr mbi 80% të votave nga diaspora?

A do mund të rritet VV-ja nëse merr mbi 80% të votave nga diaspora?

Kanë nisur të publikohen rezultatet nga votat e mërgimtarëve të hedhura nëpër qendrat e votimit të hapura nëpër konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Nga rezultatet e publikuara deri më tani, del që VV-ja është duke prirë bindshëm.

Por, duhet theksuar se në konsullatat, votat nga të cilat veçse janë publikuar, nuk ka shumë votues – numri i tyre sillet nga 300 në 400.

E Shenoll Muharremi, i cili vazhdimisht ka publikuar skenarë mbi numrin e mandateve që mund të fitojë VV-ja në rast se merr 40 deri në 80% të votave, para pak kohe ka publikuar edhe skenarët e ndikmit të votave të diasporës për LVV.

“Nga kjo shihet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%. Modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyja rezultojnë me 48 mandate për LVV. Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe pakicat 20”, ka shkruar Muharremi.

Related Articles