Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Shkodër

Vritet me armë zjarri një 20-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Guci e Re në Shkodër. Mësohet se 20-vjeçari P.R. është vrarë me armë zjarri.

Siç raporton “Abcnews”, i riu është gjetur i vrarë brenda në banesën e tij.

Nga informacionet paraprake, fillimisht u dyshua se është vrarë me thikë, por që policia konfirmoi se është vrarë me armë zjarri.

“Rreth orës 14:50, në fshatin Guci e Re, është gjetur pa shenja jete shtetasi P.P. rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër”.

“Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, ka thënë Policia e Shkodrës.

Related Articles