Këtë të enjte një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e Re në Shkodër, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas informacioneve të publikuara nga Abcnews.al i riu jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Ndërkaq, raportohet se ka qenë xhaxhai i tij i cili pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të, ka shkuar tek ai, ku edhe e ka gjetur pa shenja jete.
Bëhet e ditur, se 20-vjeçar i vrarë është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Gazeta Enigma/