Haradinaj viziton pacientët e helmuar në Deçan

Haradinaj viziton pacientët e helmuar në Deçan

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot qytetarët e prekur nga simptomat e helmimit në Qendrën Kryesisë të Mjekësisë Familjare në Deçan “Ahmet Ukëhaxhaj”, raporton Gazeta “Enigma”.

Duke njoftuar për këtë vizitë, kreu i AAK-së, ka theksuar se për fat të mirë numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë ka rënë, ndërsa shton se nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, fajtorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.

Postimi i plotë të Haradinajt:

Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit.

Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve.
Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë.

Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”.

Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.
RH

Related Articles