Këtë të enjte një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e Re në Shkodër, raporton Gazeta “Enigma”.
Për mediat ka folur xhaxhai i viktimës, i cili tha se i riu, Pavlini, nuk ishte person problematik dhe jetonte mes Dukagjinit dhe shtëpisë së tyre në Guci të Re.
“Pavlini është djali i vëllait tim. E mora vesh para 20 minutash, më thanë e kanë vrarë në shtëpinë në Guci. Në fillim thanë me thikë. Ai ka jetuar me babanë dhe vëllain në Dukagjin, herë rrinte atje, herë këtu. Në Dukagjin kanë bagëti dhe pak tokë. Ishte ende i ri, s’kishte probleme. Nuk kam çfarë apeli t’i bëj policisë, ata e dinë punën e tyre”, tha ai i prekur nga ngjarja.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të vrasjes.