Dritan Shakohoxha ka shpallur kandidaturën për president të FSHF.
Komentatori sportiv mbylli ndeshjen e fundit mes Italisë dhe Anglisë, ndërsa zgjodhi që të shkëputet përfundimisht nga gazetaria. Duke kërkuar që të mbetet pjesë e sportit, Shakohoxha do të jetë kundër Armand Dukës në zgjedhjet e ardhshme.
Në emisionin sportiv që transmetohej për Europianin në “RTSH”, Shakohoxha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën: “Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, tha Shakohoxha.
Në këtë moment ishte Flor Binaj që i ka uruar suksese, ndërsa komentatori zgjodhi thumbimin e trajnerit të Shqipërisë U-21, Alban Bushi, që ndodhej në studio.
“Faleminderit Alban, apo ishte Flori? Sigurisht, nuk mund të ishte Albani”. Ndërkohë përgjigja e trajnerit të Shpresave ishte: “Shakohoxha është një gazetar i vjetër sportiv dhe unë e njoh prej vitesh. Kemi lidhje të hershme, por është nga gjërat që di të bëj më mirë, gazetari sportiv. Dua të shoh sërish si komentator sportiv”, tha Alban Bushi.