Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, rreth 20 persona shoqërohen në polici

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, rreth 20 persona shoqërohen në polici

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit P. P., një ditë më parë në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë.

Sipas A2 CNN, të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Sakaq mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllanë e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos pasur ende një pistë hetimi.  Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër.  A2 CNN mëson se pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë. Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat e marrë. Menjëherë xhaxhai i viktimës ka telefonuar policinë ndërsa efektivët nisën hetimet.

Related Articles