Një delegacion i Arabisë Saudite i kryesuar nga Dr.Abdulhamit Jafer po e viziton Aleancën Kosovare e Bizneseve dhe Kosovën.
Sipas një njoftimi nga AKB, delegacioni nga Arabia njoftoi se janë të interesuar për të mbështetë iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë sipas kërkesave që ka Kosova.
Agim Shahini kryetar I AKB’së, tha se Kosova ka politikat me të mira për investim në Ballkanin Perëndimor dhe kjo ishte tepër interesant për investitorët Arab.
Të dy palët u zotua që të vazhdojnë komunikimin për të mirën e dy shteteve dhe bizneseve tona.