Skuadra e Ballkanit ka fituar në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Feronikelit ’74.
Arsyeja qëndron te fakti se skuadra nga Drenasi, ka inkuadruar një futbollist që nuk kishte të drejtë loje.
Lavdim Zumberi nuk është i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit’74.
Siç vërehet nga ky sistem, Zumberi figuron ende si një lojtar i skuadrës zvicërane, FC Baden 1897, duke e pasur statusin aktv si i futbollist i këtij ekipi.
Rezulati zyrtar 3:0 dhe pikët e marra tani figurojnë edhe në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.