Cakolli kërkon informacion nga KQZ-ja se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Cakolli kërkon informacion nga KQZ-ja se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Eugen Cakolli, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të ofrojë informacion të detajuar për qytetarët mbi përmbylljen e numërimit të votave të mbetura.

”Është domosdoshme që KQZ-ja t’i informojë qytetarët se pse nuk janë procesuar në uebfaqe të gjitha rezultatet, e mbi të gjitha, të tregojë se kur do të përmbyllet numërimi i të gjitha votave (mbi 75 mijë të mbetura) me një tempo të tillë – të ngathët – të punës”, ka shkruar Cakolli.

Ai vuri në dukje se, edhe pse sot është e premte dhe KQZ-ja vazhdon të publikojë informacion për sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë – një informacion që tashmë është bërë i njohur për publikun.

”Sot është e premte, e KQZ-ja po tregon se sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë, pra para dy dite – informacion ky që tashmë publiku veçse e ka”.

Numërimi edhe mund të jetë transparent, por në raport me publikun, KQZ-ja ka qenë aq sa jotransparente, aq edhe jollogaridhënëse, ka shtuar ai.

Related Articles