Sekretari amerikan: Zelensky të kërkojë falje, s’kishte nevojë që të bëhej antagonist

Sekretari amerikan: Zelensky të kërkojë falje, s’kishte nevojë që të bëhej antagonist

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje pasi takimi i tij me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale u shndërrua në atë që Rubio e përshkroi si një “fiasko”, ndërsa pyeti nëse lideri ukrainas dëshiron vërtet paqe në luftën me Rusinë.

Në një intervistë për CNN, Rubio i bëri thirrje Zelenskyt që të “kërkojë falje që e ktheu këtë gjë në fiasko për të”, pasi takimi i tij në Shtëpinë e Bardhë me Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance u shndërrua në një përplasje verbale.

 “Nuk kishte nevojë që ai të bëhej antagonist”, tha ai të premten.

“Kur filloni të flisni për këtë në mënyrë agresive – dhe presidenti është një person që bën marrëveshje,  ai bëri marrëveshje gjatë gjithë jetës së tij – ju nuk do t’i sillni njerëzit në tryezë”, tha Rubio.

“Dhe kështu ju filloni të perceptoni se ndoshta Zelensky nuk dëshiron një marrëveshje paqeje. Ai thotë se po, por ndoshta s’e do”, shtoi Rubio.

Related Articles