Fillon protesta masive kundër Vuçiqit në Nish, do të zgjasë deri në orën tre pas mesnate

Fillon protesta masive kundër Vuçiqit në Nish, do të zgjasë deri në orën tre pas mesnate

Protesta “Edikti Studentor”, protesta e pestë masive e nxitur nga vdekja e 15 personave nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, filloi sot në Nish dhe do të zgjasë deri në orën tre pas mesnate.

Studentët, në grupe të ndryshme, u nisën në mëngjes nga fakultetet e Nishit drejt qendrës së qytetit, ku do t’u bashkohen qytetarët e Nishit dhe mijëra persona nga vendet përreth dhe e gjithë Serbia.

Trafiku në qendër të qytetit është bllokuar, ndërsa përgatitjet për pritjen e mijëra protestuesve kanë nisur që nga mëngjesi, shkruan nova.rs.

Në Nish, studentët arritën mbrëmë nga shumë qytete të Serbisë, pas ditësh marshimi, duke ecur, vrapuar në një ultra-maratonë apo me biçikleta. Pasi përshkuan deri në 200 kilometra në këmbë, ata u pritën me ovacione, fishekzjarrë, qilim të kuq dhe një shpërthim emocionesh.

Po kështu, gjatë rrugës u mirëpritën dhe u përcollën me mbështetje në qytetet dhe vendbanimet nga të cilat kaluan, ku banorët u siguruan ushqim dhe freski, ndërsa shumë prej tyre iu bashkuan rrugëtimit drejt Nishit.

Related Articles