Një grup njerëzish u mblodhën Waitsfield, Vermont, të shtunën për të protestuar ndaj zëvendëspresidentit JD Vance, i cili po qëndron për pushime me familjen.
Kjo erdhi pas përplasjes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump, të cilës iu bashkua edhe Vance të premten në Shtëpinë e Bardhë.
Disa nga demonstruesit janë pjesë e Indivisible, një grup politik i krahut të majtë i themeluar në përgjigje të zgjedhjes së Donald Trump si president në 2016.
Kujtojmë se vizita e djeshme në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shndërrua në një përplasje verbale kur Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance akuzuan liderin ukrainas se nuk e vlerëson ndihmën amerikane dhe se refuzon negociatat e paqes.
Përplasja rezultoi në largimin e presidentit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë dhe dështimin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet, për të cilën Zelensky kishte udhëtuar në Washington.