Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i emocionuar teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Bëhet e ditur se Zelensky u prek ndërsa Starmer vuri në dukje brohoritjet nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e liderit ukrainas afrohej.
“Dhe siç dëgjoni brohoritjet në rrugë, ju keni mbështetjen e plotë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar”, i tha Starmer liderit ukrainas.
“Ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, shtoi ai.
Ndërsa Zelensky e falënderoi Starmer dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe miqësinë e tyre.