Manipulim masiv i votave, Paçarizi: Ka pasur përpjekje për votim të shumëfishtë

Manipulim masiv i votave, Paçarizi: Ka pasur përpjekje për votim të shumëfishtë

Opinionsiti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se ka shumë mundësi që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka pasur manipulim masiv të votave, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se 868 vota të cilat kanë qenë përpjekje të votimit të shumëfishtë.

“868 vota kanë qenë përpjekje për votim të shumëfishtë, dhe unë mendoj se ashtu si në matematikë qitet prova, edhe këtu duhet me ia qit votën, në kuptimin se a do të ndërmerren masa ndaj atyre personave. Më duket se dënimet janë deri në tri vjet burg. Nëse këta persona nuk shkojnë në burg, atëherë këtu definitivisht ka pasur manipulim masiv me votat. Kjo pasi rreth 1 mijë vetë janë përpjekur të vjedhin votën”, tha Paçarizi  në “Rubikon”.

Related Articles