Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti është duke u hetuar.
“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq nga policia e Prizrenit kanë bërë të ditur se i dyshuai nuk është arrestuar ende.