Vuçeviq: Dorëheqja ime dyshoj se do të bëhet sot, por do të jetë së shpejti

Vuçeviq: Dorëheqja ime dyshoj se do të bëhet sot, por do të jetë së shpejti

Kryeministri në largim i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi sot se dorëheqja e tij nuk mund të jetë në rendin e ditës së Kuvendit pa u diskutuar nga deputetët, rrjedhimisht, pasi të përfundojë debati për rendin e ditës, kryetari i Kuvendit duhet thjesht të informojë deputetët se kryeministri ka dhënë dorëheqje.

Vuçeviq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se kur pritet të shpallet dorëheqja e tij, tha se ajo shpallet në Kuvend në formë të informimit ose më mirë të njoftimit dhe nuk votohet dhe nuk diskutohet, raporton Tanjug.

Vuçeviq shpjegoi se, pasi të përfundojë debati për ligjet e propozuara në Kuvend, do të thuhet se ai ka dhënë dorëheqje dhe kështu qeveria do të hyjë në një mandat teknik pa të drejtë për iniciativa legjislative, përveç në situata ekstreme, siç është mbrojtja e shtetit. Ai shtoi se dyshon se kjo do të ndodhë sot, për shkak të gjithçkaje që po ndodh dhe se nga ana tjetër po diskutohet për të gjitha pikat e rendit të ditës.

“Nuk është reale që kjo të mund të kryhet sot, bazuar në atë që kam parë dhe atë që di si ish-deputet dhe sipas rregullores parlamentare. Megjithatë, jam i sigurt se do të përmbyllet shumë shpejt dhe nga ai moment do të fillojë periudha 30-ditore për zgjedhjen e qeverisë së re ose për mbajtjen e zgjedhjeve, ose për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar”, tha Vuçeviq.

Related Articles