BE e shqetësuar për ngjarjet në Kuvendin e Serbisë dhe bastisjet nëpër OJQ

BE e shqetësuar për ngjarjet në Kuvendin e Serbisë dhe bastisjet nëpër OJQ

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për shkak të ndërprerjes së punës së Parlamentit të Serbisë dhe dhunës që shpërtheu në këtë institucion më 4 mars.

Në komunikatën e lëshuar nga ana e zëdhënësit, BE gjithashtu shpreh shqetësim për shkak të bastisjeve që janë zhvilluar javën e kaluar në zyrat e disa organizatave joqeveritare në Beograd.

“Parlamenti duhet të jetë vendi i debatit demokratik në interes të të gjithë qytetarëve dhe duhet të luajë plotësisht rolin e tij. Zhvillimet e fundit në Serbi që synojnë organizatat e shoqërisë civile janë gjithashtu shumë shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste”, thuhet në këtë deklaratë.

Shtohet gjithashtu se BE vazhdimisht ka bërë thirrje për de-përshkallëzimin të tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës që përfshin të gjithë aktorët, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile për të adresuar reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE.

Related Articles