Dyshohet se mashtroi njerëz me shitje të villave, Prokuroria i ngrin asetet prej 1 milion euro të dyshuarit

Dyshohet se mashtroi njerëz me shitje të villave, Prokuroria i ngrin asetet prej 1 milion euro të dyshuarit

Më herët ishte raportuar vazhdimisht për një person me inicialet G.G, i cili dyshohet se duke mashtruar qytetarët, përfitonte shifra marramendëse. Prokuroria ka njoftuar këtë të mërkurë se atij i janë ngrirë 166 parcela e dy banesa, në vlerë prej mbi një milionë euro.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës, si dhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.” – thuhet aty.

Related Articles