49-vjeçarja në Leposaviq sulmon motrën duke i shkaktuar frakturë, e pranon fajin në Polici

49-vjeçarja në Leposaviq sulmon motrën duke i shkaktuar frakturë, e pranon fajin në Polici

Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua pasi ka sulmuar motrën e vet. Me vendim të Prokurorit të Shtetit ajo është ndaluar për 48 orë, pasi e pranoi se sulmoi fizikisht motrën.

“Me datën 07.03.2025, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Policia ka arritur ta lokalizoj dhe të arrestojë të dyshuarën A.R 49 vjeçare e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe siguron qytetarët se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë.”, është thënë në njoftim.

Related Articles