Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi me Divizionin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, realizuan një aktivitet të veçantë për nder të grave dhe rolit të rëndësishëm që ato luajnë në shoqëri.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, i cili ka për qëllim të ngrit vetëdijen për rëndësinë e respektit ndaj grave dhe të drejtat e tyre, si dhe të theksojë ndikimin pozitiv që ato kanë në shoqëri.
Aktiviteti po zhvillohet në nivel vendi (nëpër të gjitha drejtoritë rajonale Policore) dhe ka filluar të zbatohet që nga mëngjesi.
Pjesë e këtij aktiviteti në Prishtinë ishte shpërndarja e luleve në Spitalin Gjinekologjik të Prishtinës nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, ndërsa në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë iu bashkëngjit edhe Divizioni i Njësive Speciale, si një akt simbolik i nderimit dhe respektit ndaj gruas.
Në Gjakovë u shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit.
Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat.
Njëjtë u veprua edhe në Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Pejë.