Portieri i Gjilanit, Haxhihamza shpallet “Ylli i Javës”

Portieri i Gjilanit, Haxhihamza shpallet “Ylli i Javës”

Portieri i SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza, është shpallur “Ylli i Javës” për herë të dytë këtë sezon në Albi Mall Superliga.

Ai u shpall më i miri i javës falë pritjeve vendimtare në fitoren minimale të SC Gjilanit 1:0 kundër FC Feronikelit 74.

Momenti kyç i ndeshjes ishte në minutat shtesë, kur ai priti një penallti, duke bërë kështu që të siguroheshin tri pikë të rëndësishme për ekipin e tij.

“Momenti ishte interesant, sepse fillimisht nuk e prisja që do të akordohej penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme”, tha Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.

Portieri gjilanas shtoi se ambiciet e klubit janë të qarta: të vazhdojnë me këtë formë të mirë dhe të synojnë garat evropiane. “Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?”

Në fund, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar begati dhe shpërblim për agjërimin. /Gazeta Enigma

Related Articles