“Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë” – Hamza i fton publikisht partitë e opozitës

“Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë” – Hamza i fton publikisht partitë e opozitës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.

Tutje ai ka theksuar se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim.

“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza në “Rubikon”.

Tutje, Hamza shtoi se:”Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë kushdo që do ta krijojë qeverinë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles