Hyseni për thyerjen e zyrës në Gjilan: Askush nuk pati qasje të paautorizuar

Hyseni për thyerjen e zyrës në Gjilan: Askush nuk pati qasje të paautorizuar

Drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan, Herolinda Murati-Leka, zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen, raporton Gazeta “Enigma”.

Lidhur me këtë, ka reaguar kreu i kësaj komune, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook ku pavarësisht zhvillimeve, ai insiston se institucioni ka funksionuar me transparencë dhe profesionalizëm.

“Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse. Unë refuzoj që të komunikoj me gjuhën e njëjtë, sepse besoj te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë”, ka shkurar ai.

“Si kryetar i komunës, siguroj qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm. Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme, e aq më pak ndonjë aktivist i Lëvizjes”.

“Përgjatë javëve të fundit, fokusi im kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë. Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hyseni. /Gazeta Enigma/

Related Articles