Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan.
Në aksident janë përfshirë më shumë se dy vetura, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të aksidentuarve. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për detaje të mëtejshme.