Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, ka folur për nevojën e forcimit të edhe të personelit edhe të mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj.
Osmani kur e ka thënë këtë, ka citur presidentin e SHBA-së, Donald Trump për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.
“Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, ka thënë Osmani.