Ukraina është gati për armëpushim 30-ditor, ShBA thotë se ‘topi’ është te Rusia

Ukraina është gati për armëpushim 30-ditor, ShBA thotë se ‘topi’ është te Rusia

Ukraina thotë se është e gatshme të pranojë  propozimin e ShBA-së për një armëpushim fillestar 30-ditor me Rusinë, në një deklaratë të përbashkët ShBA-Ukrainë, raporton BBC.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “topi tani është në fushën e rusëve” dhe se do ta çojë ofertën në Moskë.

Oferta është për një armëpushim të plotë – “për të ndalur të shtënat”, tha Rubio, dhe thkesoi se “Ukraina është gati të ndalojë të shtënat dhe të fillojë bisedimet”.

Ai përsëriti se shpreson që Rusia do t’i thotë PO armëpushimit, por nëse thotë JO “atëherë për fat të keq do ta dimë se cili është pengesa për paqen këtu”.

“Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që të shtënat dhe vdekjet të ndalen”, përfundoi Rubio.

Related Articles