Opinionistja Aida Dërguti tha se zgjedhjet e reja në Kosovë do të ishin humbje kohe pasi rezultatet do të dilnin të njëjta, raporton Gazeta “Enigma”.
“Dhe unë besoj që nuk do të jetë më ndryshe edhe po të shkojmë në zgjedhje në maj, sepse do të ndodh e njëjta gjë”, tha Dërguti në “Rubikon”.
Tutje ajo vijoi: “Huqja më e madhe ka ndodhur për shkak të pozicionimit të zgjuar të VV, e cila arriti të krijojë një pozicion polarizues me mediat me analistët, dhe shmangu ballafaqimin dhe si rrjedhojë asnjëherë nuk kanë folur për politikën e jashtme”.
Ndërkaq, Dërguti potencoi se LVV në fushatë ka gënjyer për raportin me Amerikën.