Policia e Gjakovës brenda gjashtë ditëve ka shqiptuar 752 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Mbi 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi të tepërt, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, dhe mosvendosjen e rripit të sigurisë, shkruhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Përveç gjobave, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentat dhe janë vendosur masa mbrojtëse që ndalojnë drejtimin e mjetit motorik.
Këto masa janë aplikuar ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda, si tejkalime në zona të ndaluara dhe rrezikim të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.
Ky operacion i policisë synon përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe minimizimin e aksidenteve.