Policia shqiptare ka shpëtuar dy turistë francezë që kërkuan ndihmë, në Parkun Kombëtar të Llogarasë në Shqipëri.
Dyshja nga Franca ishte duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.
Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet e Policisë në Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e bashkisë atje, menjëherë pas marrjes së njoftimit nisën kërkimet.
“Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Enigma