Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas mbarimit të mbledhjes së Qeverisë, është deklaruar në konferencë për media pûr nismën e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Tutje ai ka deklaruar se kjo është një marrëveshje tejet e rëndësishme dhe është e dyta në Kosovë pas asaj me Turqinë që është arritur vitin e kaluar.
Gjithashut, ai ka njoftuar edhe pikat kryesore të marrëveshjes siç janë planifikimi i mbrojtjes, menaxhimi i mbrojtjes por edhe ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake.
‘‘Sa po vi nga takimi që pata në Ministrinë e Mbrojtjes me komandantin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë. Një vizitë e paralajmëruar me qellim të forcimit të bashkëpunimit tonë. Patëm një takim të frytshëm ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha me SHBA-të. Por edhe që ndërlidhet edhe me një vendim shumë të rëndësishëm që morëm sot, në mbledhjen e qeverisë atë të miratimit të nismës për marrëveshjen kornizë në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Kosovës”, tha Maqedonci në konferencën për media.
“Për përmbajtën e kësaj marrëveshje jemi dakorduar gjatë vizitës sime që kam pasur në SHBA në janar të këtij viti, ku kemi diskutuar dhe dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes. Marrëveshje tejet e rëndësishme dhe e dyta e tillë në Republikën e Kosovës, pas asaj që nënshkruam me Turqinë vitin e kaluar. Marrëveshja parasheh thellim të bashkëpunim, zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, siç është në industrinë e mbrojtjes. Janë pesë pika kryesore për të cilat jemi dakorduar: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes. Menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi të mbrojtjes. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake. Bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar’’, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/