Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ministrit Hajrulla Çeku, duke thënë se ky i fundit ose s’po kupton se çka thotë LDK-ja, ose bëhet se nuk kupton.
Çeku i reagoi sot Lumir Abdixhikut, duke ngritur dilemën se cilin Lumir duhet ta mbajmë për fjale, atë që thotë se LDK-ja s’ka fituar apo atë që thotë se s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit.
Ndaj tij, Kica-Xhelili reagoi ashpër, duke i ftuar ta formojnë qeverinë.
“Ju kemi thënë e po ua themi prapë: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!”, u shpreh Kica-Xhelili.
Postimi: