Deri më datë 10 mars, përgjatë tri ditëve është raportuar për afro 300 zjarre në rajonin e Kosovës.
Lidhur me këto zjarre, janë identifikuar disa persona.
“Disa persona të dyshuar për zjarrëvënie janë identifikuar dhe rastet po trajtohen”, pati njoftuar policia të martën e 11 marsit.
Për këto zjarre, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
MBPZH-ja bën të ditur se ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar,ku shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20 mijë euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar. /Gazeta Enigma