Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën.
Klan Kosova merr vesh se ai pritet të qëndrojë në vendin tonë më 19 mars, të mërkurën.
Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar.
Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti sllovaku, Miroslav Lajçak.