Sot varrosen dy vajzat që humbën jetën në aksident trafiku në Ranillug

Sot varrosen dy vajzat që humbën jetën në aksident trafiku në Ranillug

Dy vajza kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime. Fillimisht, policia njoftoi për vetaksident, por pas këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, policia tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, do varrosen sot. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e dy vajzave të ndjera.

 “Ju njoftojmë se varrimi i Arbnora Bashës bëhet sot ( 15 mars 2025,e shtunë) në ora 16:00 në varrezat e fshatit Hodonoc, ndërsa varrimi i Antiana Thaqit bêhet poashtu sot ( 15 Mars 2025,e shtunë ) në ora 15:00 në fshatin Muçivërc.

Related Articles