Në Vershevc dhe Terbovc të Lipjanit është raportuar se të shtunën janë përfshirë nga zjarri një pjesë e pyllit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Vlera e dëmit nuk dihet, nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime. Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori. /Gazeta Enigma/