Ishte zhdukur në Strasburg, Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton se është gjetur kosovarja

Ishte zhdukur në Strasburg, Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton se është gjetur kosovarja

Ambasada e Shqipërisë në Francë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është gjetur kosovarja 15-vjeçare e zhdukur në Strasburg.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se pas bashkëpunimit me autoritetet policisë franceze, familjes së vajzës dhe verifikime në terren, Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj.

Siç thuhet në njoftim, Syla gëzon shëndet të mirë.

“Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars”.

“Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës. /Gazeta Enigma

Related Articles